Kryesore

VIDEO/ Momentit kur Vangjush Dako lë qelinë, takohet me familjarët

19:44 - 27.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamjet që shihni më poshtë janë të momentit kur ish-kryebashkiaku i Durrësit ka lënë qelinë e burgut, për t’u kthyer në shtëpi.




Siç shihet nga pamjet, Vangjush Dako ka takuar dhe familjarët, të cilët e kanë pritur jashtë ambienteve të burgut.

Kujtojmë se GJKKO caktoi masën ‘arrest në shtëpi’ ndaj Dakos, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.

Më 2 shkurt, Gjykata e Posaçme ktheu për plotësim hetimesh çështjen ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit.

GJKKO urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të plotësonte hetimet lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur Vangjush Dako dhe 10 zyrtarëve të tjerë, përpara se të vendoste nëse do të kalonte për gjykim apo jo, duke i dhënë SPAK 25 ditë kohë.

Gjyqtarja e Flojera Davidhi, i kërkoi SPAK të realizonte aktekspertimin për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, për të cilën pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

GJKKO urdhëroi ngritjen e një grupi ekspertësh, të cilët do të përpilonin akt ekspertizën e kërkuar dhe do ta paraqisnin gjatë seancës së sotme (27 shkurt).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.