Kronikë

Aksident i rëndë në Fier, dy të lënduar

19:42 - 28.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “ Rrethrrotullimi i Çermës” në Fier, ku një një 43-vjeçar duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.




Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi dhe pasagjeri, një shtetas 37-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës” shtetasi R. Q., 43 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga të motomjetit, janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri shtetasi B. D., 37 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.