BLUETOOTH

Çfarë ndodhi? Romeo Veshaj bën deklaratën e papritur: Jam gati të bëj valixhet dhe të dal nga ‘BBVIP’ (VIDEO)

10:29 - 28.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i humorit Romeo Veshaj gjatë një bisede me Erjola Doçin është shprehur se është gati të marrë valixhet dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.




Konkurrenti ndihet shumë i prekur nga komentet negative të dy opinionistave të spektaklit, Arbër Hajdri dhe Ori Nebijaj të cilët i thanë se po i bën presion partneres së tij, Heidi Baçi.

“Janë dy opinionista të vetëm dhe jo 200 milinë shqiptarë. Bëj një ndarje logjike të lojës edhe më beso që nuk do përfshiheni më si çift”- tha Erjola-Romeos duke u përpjekur që të qetësojë atë.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Çfarë po thoni moj, unë po i jap presion kësaj vajzës? Unë jam gati për të bërë valixhet dhe të dal moj

Erjola: Kupto diçka Romeo që është një opinion i vetëm

Romeo: Si një moj ishin te tre

Erjola: Janë dy opinionista të vetëm dhe jo 200 milionë shqiptarë

Romeo: Domethënë ata shikojnë 24/7 dhe çfarë thua moj

Erjola: Keni kohë çdo gjë mund të rregullohet në këtë botë

Romeo: Jo moj jamë unë ai që po i fus presion kësaj gocës

Erjola: Sepse nuk ke bërë një ndarje logjike të lojës

Romeo: Si të bëj një ndarje moj, çfarë thua?

Erjola: Bëj një ndarje edhe më beso që nuk do përfshiheni më si çift. Pjesën romantike mbajeni shumë të fshehtë

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.