Kronikë

I hapën llogari në TikTok një gruaje, vihen nën hetim tre persona, mes tyre dhe një 42-vjeçare

16:15 - 28.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia në Shkodër ka nisur hetim ndaj tre personave, mes tyre dhe një gruaje, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i hapën llogari në TikTok një 35-vjeçareje. Hetimi ndaj tyre ka nisur pasi kjo e fundit ka denoncuar në polici.




“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L., 42 vjeçe, banuese në fshatin Ana e Malit, A. K., 35 vjeç dhe E. K., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “Tik tok””, njofton policia.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës po punojnë për kapjen e shtetasit N. I.,  banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 24 vjeçe, banuese në fshatin Kosmaç, se ky shtetas e ka kanosur që të vazhdojë lidhjen me të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.