Erjola Doçi dhe Julian Deda kanë bërë një plan e njëri-tjetrin, kundër një prej çifteve të shtëpisë së “Big Brother VIP’, Meriton-Ilnisa.
Banorët do hiqen sikur nuk kanë marrëdhënie të mirë më njëri-tjetrin, ndërsa Erjola synon të afrohet sa më shumë me Ilnisën dhe Meritonin.
“Ilnisës do ja servir në tavë shumë të ftohtë hakmarrjen time”, është shprehur Erjola, ndërsa tregoi se Ilnisa “i ka hapur barkun” gjatë një bisede ku dhe është përlotur.
Erjola: Doja me nxjerr se çfarë është Meritoni , se këtej bën si i prekur dhe se çfarë bëjnë për lojë, me demek të falin dhe të ulin për të bërë me dal keq. ‘Bravo’ më tha se tu ktheva ty, të gjithë e kanë me ty. Ilnisës do ja servir në tavë shumë të ftohtë hakmarrjen time. E hapi barkun, “i sheh sytë mi tha’, filloj të fliste, filloj qau, u prek. ‘Unë e kam ditë që do vinte kjo ditë që do shkonim bashkë’ më tha.
Biseda:
Juli: Tani shko me atë dhe bjeri Julit (qesh).
Erjola: Asnjë nga banorët se di.
Juli: Po, por duhet ta sqaronim për publikun.
Erjola: Do i kap të dy
Më pas dy banorët dalin nga lavanteria dhe shtiren sikur po debatojnë më zë të lartë.