Një person është shpallur në kërkim nga policia e Vaut të Dejës, pasi është denoncuar nga një vajzë 24-vjeçare.
Blutë bëjnë me dije se e reja ka bërë kallëzim ndaj shtetasit me iniciale N.I., pasi ky shtetas e ka kanosur që të vazhdojë lidhjen me të.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës po punojnë për kapjen e shtetasit N. I., banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 24 vjeçe, banuese në fshatin Kosmaç, se ky shtetas e ka kanosur që të vazhdojë lidhjen me të.
Shfaq Komentet (0)