Kryesore

Paditi KQZ për një gjobë prej 93 mijë lekësh, ja kur do të mbahet seanca gjyqësore për kërkesën e Emiriana Sakos

15:53 - 28.02.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më 6 mars, në orën 8:30 do të shqyrtohet kërkesëpadia e kryebashkiakes së Durrësit Emirjana Sako, ndaj KQZ, për një gjobë prej 93 mijë lekësh të vendosur nga Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave.




Seanca do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë.

Mësohet se trupi gjykues do të përbëhet nga gjyqtarët:

1. Edlira Petri (Relatore);
2. Manjola Xhaxho (Anëtare);
3. Esmeralda Xhili (Anëtare);
4. Sokol Ibi (Anëtar);
5. Alma Kolgjoka (Anëtare).

NJOFTIM PËR MEDIA

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr.1 Regj. Themeltar, Datë 22.02.2024 Regjistrimi, me:

PADITËSE: Emiriana Sako, në cilësinë e kandidates për kryetar bashkie e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërise”.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI: Ankim kundër Vendimit nr.07, datë 19.01.2024, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.07, datë 19.01.2024, objekt i ankimit të mësipërm, ka vendosur:
“…
5. Vendosjen e sanksionit administrativ gjobë në vlerën 92.775 lekë ndaj znj. Emirjana Sako, kandidate për kryetare bashkie e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, bazuar në pikën 5 të nenit 173 të Kodit Zgjedhor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës Administrative të Apelit, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.
Më datë 27.02.2024 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

1. Edlira Petri (Relatore);
2. Manjola Xhaxho (Anëtare);
3. Esmeralda Xhili (Anëtare);
4. Sokol Ibi (Anëtar);
5. Alma Kolgjoka (Anëtare).

Me Urdhër datë 28.02.2024 “Për caktimin e seancës gjyqësore” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 06.03.2024, ora 08:30, për zhvillimin e seancës gjyqësore në: ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë.

Tiranë, më 28.02.2024

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.