BLUETOOTH

“Ta kam frikën o Romeo troç!”-Aktori i përlotur nga veprimet e Heidit: Paskam gënjyer veten…

17:12 - 28.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mes çiftit Heidi Romeo duket se kanë filluar luhatjet e para.




Teksa bisedonin në oborr aktori i prekur nga veprimet e Heidit i kërkon “llogari” kësaj të fundit për mënyrën se si ajo po luan.

Sipas Romeos ai ka sakrifikuar shumë për Heidin aq sa është kryqëzuar nga te gjithë i bindur se Heidi po luan ai thotë se deri tani ka gënjyer veten.

Heidi nga ana tjetër mundohet ti shpjegoj se qëndrimi i saj vjen pasi ajo ka frikë nga Romeo dhe loja e tij.

Biseda:

Heidi: Ta kam frikën o Romeo troç!

Romeo: Pse?

Romeo: Po te përdor? Po te ushtroj presion?

Heidi: Jo por nuk mendoj që ti ke pasur ndonjëherë dyshime tek unë. Ke pasur?

Romeo: Patjetër

Heidi: Në rregull.

Heidi: Sepse më ka ngelur në mendje ajo që the dje që edhe un do të bëj disa prova tek ty.

Heidi: E ndjej që ti nuk po sillesh me njëlloj me mua sikur mban distancë me mua.

Romeo: Mua këtu më kanë kryqëzuar për ty unë kam ‘ngrenë’ veten për ty kam sharë veten për ty.

Romeo: Po e kërkon vetë

Heidi: Nuk po kërkoj asgjë vete. Thjeshtë ti nuk po sillesh më njëlloj.

Romeo:  Se dje po putheshim po përqafoheshim. Jam unë budallai këtu.

Romeo: E di çfarë të gjithë gënjejmë por gjëja më e keqe është kur gënjemë veten, dhe unë kam gënjyer veten

Heidi: Pse?

Romeo: Sepse shiko çfarë diskuton ti. Këtu nuk ka të thuash më fal e thash ‘pa të keq’.

Romeo: Kur unë të pyes çfarë ke, ti nuk më kthen dot përgjigje mua do bëj çfarë të dua më Julin.

Heidi: Po ti çdo gjë që them e merr për akuzë sikur unë ‘po ta fus’ ty.

Romeo: Po ti atë po bën.

(Heidi shpërthen në lot)

Romeo: Edhe tani nuk po qan për mua.

Heidi: Pse jo?

Romeo:Se di. Atë e di ti se unë , sepse unë isha i lumtur

Romeo: Unë nuk dua të jem motivi pse ti qan. Nuk dua unë nuk them dot mendimin tim, nuk them dot atë që shikoj se shiko çfarë bën ti unë dua të të bëj të qeshësh.

Heidi: Ti më bën por…

Romeo: Jo Jo nuk të bëj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.