BLUETOOTH

“Ti ia lanë brekët Romeos”/ Plas keq mes Françeskës dhe Rikes: Futu si qofte mes pilafit! Doje të bëheshe…

14:55 - 28.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme Françeska ka debatuar keq me Rike Roçin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.




Banorja i tha modeles se ajo dhe Vesa e sulmojnë atë kot sepse ajo nuk është me Romeon, ndërsa Rike u shpreh se ajo shkon sipas interesit që ka.

“Mos më thuaj se edhe ti je nga ato që i la brekët”- iu drejtua Françeska konkurrentes, e cila e “thumboi” hapur atë: “O zot i madh doje të bëheshe shoqja e Heidit po s’ta vari”.

Megjithatë modelja tregoi se nui dëshiron që të ketë miqësi me banoren sepse ajo ia “ka futur sa krahu”.

Pjesë nga debati:

Françeska: Ti dhe Vesa më sulmoni mua nga hiçi

Rike: Jo mesa di unë je ti me Romeon dhe jo unë

Françeska: S’kam qenë asnjëherë me Romeon

Rike: Po ik o Françeska më le reahat. I thua Vesës si pendë, ndërkohë që je vetë. Futu si qofte mes pilafit

Françeska: Të fle gjumë si puna jote

Rike: Ec Françeska ec. Mesa di unë në gjumë je

Françeska: Shko te krevati dhe mbroje Romeon

Rike: Kur e kam mbrojtur unë Romeon

Françeska: Mblidhuni te krevati i Romeos

Rike: Unë me Romeon u ngatërrova dje

Françeska: Mos më thuaj se edhe ti je nga ato që i la brekët

Rike: O zoti madh, doje të bëheshe shoqja e Heidit po s’ta vari

Françeska: Shoqja e Heidit? Heidi ma ka konfimuar që s’ka asnjë shoqe në këtë shtëpi. Ma ka fut sa krahu


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.