BLUETOOTH

“E kam vërtetuar, brenda shtëpisë së ‘BBVIP’ 5 veta…”- Albi Nako flet pas eliminimit, zbulon çfarë do të bënte nëse do të rikthehej sërish në garë

18:52 - 29.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas eliminimit nga Big Brother Vip 3, Albi Nako ka zbuluar se 5 banorë kanë bërë një marrëveshje me sy se ata do të jenë lojtarët kryesorë.




I ftuar në “Big Brother Radio”, koreografi i njohur tha se këtë e kishte kuptuar gjatë qëndrimit brenda, por pasi kishte dalë jashtë e kishte vërtetuar.

 “Unë e kam ngritur zërin në atë shtëpi disa herë duke thënë rolin e Ilnisës me Merin dhe rolin e Ilnisës me Meritonin, por jo me të bërtitur, siç bërtisnin të tjerët, pasi unë nuk bërtas.

Aty janë pesë veta që kanë bërë një marrëveshje me sy ose mund ta kenë bërë edhe më përpara që “topin“ do ta kemi neve dhe do t´ia gjuajmë kujt të duam. Unë e kam vërtetuar edhe kur kam dalë nga shtëpia këtë gjë sepse kam dëgjuar një moment Gazin që i thoshte Julit mos e zgjo nga gjumi këtë, që do të thotë mos i jep vëmendje.

Unë i shikoja këto gjëra dhe vetë, kur ti mundohesh të hedhësh diçka apo të provokosh dhe ata të injorojnë”.

I pyetur nëse do t’i jepej mundësia të rikthehej në garë, me shaka Nako tha:  “Nëse mua do më jepej mundësia të rifutem në Big Brother Vip do të them: “Tani nuk fillon loja“. Nëse e mbani mend kur dola thashë: “Tani fillon loja”, ndërsa tani do them: “Tani nuk fillon loja”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.