BLUETOOTH

I tha se për të ajo ka vdekur dhe i gatoi hallvë, Ilnisa me lot në sy pas veprimit të Erjolës: Mua më sheh vajza

18:31 - 29.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilnisa është parë e prekur nga veprimi i Erjolës dhe fjalëve të saj.




Gazetarja thotë se ai veprim nuk duhet të bëhej nga ana e saj pasi ketë format e shikon edhe vajza e saj.

Më tej ajo shprehet se loja dhe ofendimet e saj kanë qenë brenda kufijve dhe kurrë nuk i ka uruar vdekjen dikujt.

Sakaq Erejola nuk pendohet dhe thotë se sa të jetë në “Big Brother” do t’ia nxi jetën Ilnisës pasi ajo i ka hyrë në hak.

Ishte Erjola që ngriti një plan bashkë me Julin dhe Ledjonën për të futur në lojë Ilnisën.

Loja ka vazhduar dhe Erjola ka vendosur të gatuaj një hallvë. Gatim i saj ishte posaçërisht për Ilnisën e cila duke mos kuptuar gjestin i ka kërkuar shpjegime Erjolës.

Ja si iu përgjigj banorja:

“Natën kur pashë klipin u preka. E patë reagimin tim. U ula me ty, më dole në shteg. Vura veten në një test, e di që deri dje nuk e kishe kuptuar afrimitetin tim me ty. Unë u afrova me ty për të të vënë në lojë ty dhe Meritonin. Një person që u prek, iu cënua burrëria… Ti ma jep dorën për lojë, sapo i thashë Julit që ti përdor vajzat. Hakmarrjen do të ta servir në një pjatë të ftohtë… Si lojtare s’do ta bësh gjumin rehat, si banore po iki të ta ha një pjatë hallvë sepse figurativisht, për mua ke vdekur…”-shprehet ajo


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.