BLUETOOTH

“Mos i bini borisë se kam gruan shtatzënë”- Luiz Ejlli i bën dhuratë Kiarës një makinë, ja targa e veçantë që zgjodhi këngëtari për bashkëshorten

17:10 - 29.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luiz Ejlli i ka bërë një surprizë partneres së tij, moderatores Kiara Tito.




Dhurata e  tij për Kiarën është një makinë e tipit Volkswagen, së cilës i ka vënë targa të veçanta.

“L U11 Z”- është targa që mban makina.

Këngëtari ka shpjeguar edhe kuptimin e targës që në fakt duket si emri i tij.

“Ishte konkursi se çfarë targe t’i vë edhe në fund fitoi kjo targa siç e shihni, targa e Lushnjës do të thotë, LU dy njësha se 1(njësh) Kiara njësh unë dhe Z që do të thotë zyrtare, kështu që e gëzoft Kiarita”- ishte shpjegimi i Luizit për targën e makinës.

“I bëj thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve edhe policisë së shtetit që kur ta shihni këtë mjetin në rrugë ju lutem se e kam gruan dhe është shtatzënë, mos i bini borisë se trembet dhe hapini rrugën”- shprehet Luizi

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.