BLUETOOTH

U martuan në fshehtësi, ish-futbollisti i Kombëtares dhe modelja ndahen 9 muaj pasi u bënë prindër? Detajet që nxjerrin zbuluar çiftin

12:13 - 29.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eros Grezda dhe partnerja e tij, Ajsel Abazi kanë nxitur dyshimet se i kanë dhënë fund martesës së tyre.




Çifti, që u kurorëzuan në fshehtësi, kanë fshirë fotot e përbashkëta në rrjetet sociale. Gjithashtu futbollisti dhe këngëtarja kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagram, duke nxitur dyshimet për një ndarje.

Eros Grezda mban vetëm një foto profili me djalin e tyre, Kian, i cili erdhi në jetë rreth 9 muaj më parë.

Por, partnerja e tij Ajsel ende mban mbiemrin e futbollistit në rrjetit social. Çifti mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë në qershor 2023.

Futbollisti i Eros Grezda zbuloi lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruante: “Mirë se erdhe i vogli jonë, bebi Kian. Të duam shumë.”

Disa muaj para ardhjes në jetë të vogëlushit, dyshja kurorëzoi dashurinë në martesë.

Rikujtojmë, se Erosi ka qenë i përfolur disa herë në media për jetën e tij private, ku dhe bëri bujë me lidhjen e tij me modelen Oriola Marashi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.