Kronikë

Vrasja në Korçë, zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë! Trashëgimnia për pronën shkaku i krimit të dyfishtë

08:00 - 29.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me krimin e dyfishtë në qytetin e Korçës, ku shtetasi Ilo Lluka vrau Emiliano Pine allias Jorgo Priftin dhe më pas u vetëvra.




Siç raporton News24, konflikti mes palëve ka nisur për çështje prone.

Burimet bëjnë të ditur se nëna e Emiljano Pine bashkëjetonte me babain e Ilo Llukës, ndërsa ky i fundit jetonte jashtë vendit.

Sipas informacioneve babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetesës, Emiliano Pines.

Kjo duket qe nuk është pranuar nga i biri i cili ka vendosur të vijë në Korçë dhe të vendosë vetë “fatin” e tij.

60 vjeçari ka shkuar në kafen ku ishte 40 vjeçari në lokalin e lagjes dhe pasi i ka kërkuar që të dalë jashtë e ka qëlluar 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas ka ndërruar jetë në spital.

Autori ka qëlluar edhe veten duke mbetur viktima e dytë e kësaj ngjarjeje të rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.