Kronikë

EMRI/ Në kërkim për tentativë vrasjeje, vihet në pranga 30-vjeçari në Kamëz

14:34 - 06.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili ishte në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.




Vitin e shkuar, Gentian Losha, u konfliktua me disa shtetas dhe gjatë sherrit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, një 30-vjeçar i kërkuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap në rrugën “Skënderbeu” dhe u vu në pranga shtetasi G. K.(L)., 30 vjeç, banues në Kamëz.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.