BLUETOOTH

“Nuk e meriton fitoren!”/ Debat mes Jul Dedës dhe Françeska Muratit, aktori: Ti i dhunon njerëzit psikologjikisht

20:35 - 06.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një debat ka ndodhur mes Jul Dedës dhe Françeska Muratit, pas një loje të zhvilluar në BBV, ku konkurrentët e ndarë në çifte, duhet t’i merrnin kundërshtarëve disa shirita më ngjyra që kishin të varur në brez.




Juli është shprehur se loja e Françeskës ka qenë më hile, pasi sipas tij ajo ia ka marrë shiritin tre personave më dhunë, duke e cilësuar edhe vetë modelen si dhunuese, ndërsa i tha që ajo dhe Sara nuk e meritojnë fitoren e lojës.

“O njeri dhunues, ti dhunon psikologjikisht njerëzit”, i tha Juli.

Nga ana tjetër, Françeska i ka mohuar këto akuza, ndërsa shprehet se loja e saj nuk ka qenë me hile dhe as me dhunë.

Pjesë nga debati:

Françeska: Na bajatën me këtë sjelljen janë shumë të pabesë, bëjnë si të mira por janë të pabesa.

Juli: Si ka mundësi, siç bere me Sarën me çdo njeri, pse e bëni lojën kështu, pse në këtë formë. Tre ke marrë me dhunë.

Sara Karaj: Mu vërsulën tre vetë mua në shpinë, Erjola, Meritoni,…

Juli: Po ti nuk di gjë fare, ti ke qenë duke u mbrojtur kur Françeska ka shku i ka marrë më dhunë shiritat

Françeska: He Erjola të nxiti ku, të tha jepi jepi, te nxiti.

Sara-Julit: Ca je duke bë, avokat mbrojtës?

Juli: Po atë po bëj, se dua ta nxjerr keq këtë njeriun (Françeskën)

Françeska: S’ke pse më nxjerr ti keq, mua më ka parë publiku, nuk më nxjerr ti dot keq. Kushina është puna jote.

Juli: Ti siç bëre me banorët këtu, që do ti nxjerrësh jashtë me hilet e tua, ti kështu e bere edhe me këtë lojën. Pse e bën lojën me hile?

Françeska: Nuk e kam bërë me hile.

Juli: Ja ke marrë tre vetave më dhunë

Françeska: Nuk kam marrë me dhunë. Ti Erjolën e fryn përherë.

Juli: Çfarë i hash unë o njeri dhunues, ti dhunon psikologjikisht njerëzit.

Françeska: Nuk i kam marrë me dhunë, dhe nuk mi heq tre pikë.

Juli: Nuk e meritoni fitoren


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.