Kronikë

“Të rrahësh ti babain tim 70 vjeç…”- Momenti i dhunës, Princ Leka filmon Elia Zaharinë që e godet: Ke falsifikuar diplomat (VIDEO)

15:18 - 06.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamjet e rënda që shihni më poshtë janë të momentit te konfliktit mes Elia Zaharisë dhe Princ Lekës. Është ky i fundit ai që ka xhiruar përplasjen me ish-bashkëshorten dhe kur Elia Zaharia e godet duke i thënë “Të rrahësh ti babain tim”.




Nuk dihet si ka nisur konflikti, por nga pamjet shikohet se Elia i kërkon llogari Princ Lekës për një konflikt që ka ndodhur në një prej ambienteve të shtëpisë. Në dëshminë e tij në Polici Princ Leka ka deklaruar se babai i Elias, Gjergj Zaharia e ka goditur me shkelma, madje i ka grisur dhe xhupin.

Është ky i fundit ai që ka xhiruar momentin, kur Zaharia e godet duke i thënë “Të rrahësh ti babain tim 70 vjeç”., ndërsa i pranishëm është edhe Shefi i administrates se Oborrit, Syl Mulosmanaj.

Debati:

Elia Zaharia: Ti të prekësh me dorë prindin tim, që të ka mbajtur me bukë.

Princ Leka: Nuk kam prekur me dorë gjë fare

Elia Zaharia: Ti ke prekur babin tim, i ke gjuajtur babit tim. 70 vjeç babi im. I ke gjuajtur babit tim 70 vjeç.

Syl Mulosmanaj: Elia, Elia (tenton ta ndalojë)

Elia Zaharia: I ke gjuajtur babit tim, të preksh ti me dorë babin tim

Princ Leka: Auu

Elia Zaharia: Unë do të çoj në gjyq ty. O i pashkollë. Diplomat i ke falsifikuar

Syl Mulosmanaj: Elia, Elia

Elia Zaharia: Ti i ke thënë shtetit shqiptar se ke bërë shkollë, je i pashkollë, ke vetëm 4 klasë shkollë.

Syl Mulosmanaj: Elia

Kujtojmë se policia raportoi se ditën e djeshme (5 mars) Princ Leka është paraqitur në komisariatin nr.1 dhe ka denoncuar ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia se kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Ndërkohë të njëjtin pretendim ka pasur edhe Eliza Zaharia se ka deklaruar se është dhunuar nga Princ Leka, me të cilin ka edhe një vajzë, Princeshë Geraldinën.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.