Kronikë

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, procedohen penalisht 5 shtetase të huaja. E pëson edhe 39-vjeçari që u konfliktua me njërën prej tyre

14:17 - 06.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht pesë shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në lagjen nr.2.




Mësohet se në këtë banesë, shtetaset konsumonin edhe lëndë narkotike. Po ashtu është proceduar penalisht edhe 39-vjeçar, i cili mesditën e djeshme, për motive të dobëta u konfliktua me njërën prej tyre.

Njoftimi i policisë:

Procedohen penalisht 5 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2, ku dhe përdoreshin lëndë narkotike.

Procedohet penalisht 39-vjeçari, i cili mesditën e djeshme, për motive të dobëta, u konfliktua me njërën nga shtetaset e huaja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetaset L. O., 27 vjeçe, e lindur në Kolumbi, C. P., 30 vjeçe, e lindur në Venezuelë, Y. P., 47 vjeçe, e lindur në Spanjë dhe D. R., 24 vjeçe, e lindur në Venezuelë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge”, për shtetasen D. L., 23 vjeçe, e lindur në Barcelonë.

Nga verifikimet dyshohet se këto 5 shtetase ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2., ambient të cilin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.