Kronikë

Zjarri në banesën private në Vlorë, humb jetën një person, zjarrfikësi: Viktima është gjetur mes vatrës

12:23 - 06.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një banesë private e vjetër është përfshirë nga flakët mesditën e sotme (6 mars) në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person i cili ka qenë brenda




Punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe fillimisht kanë izoluar flakët dhe më pas janë futur brenda në banesë, ku kanë gjetur edhe viktimën, i cili sipas npunonjësit të zjarrfikëses dyshohet se është gjendur  mes vatrës së zjarrit dhe nuk  ka pasur mundësi të largohet.

Shërbimi zjarrfikës mori njoftim për një zjarr në këtë banesë, e cila është shumë e vjetër. Menjëherë u vumë në dispozicion të ngjarjes me të gjitha forcat dhe mjetet. Kur erdhëm në vendin e ngjarjes konstatuam se zjarri kishte marrë përmasa të mëdha, pasi flakët kishin dalë mbi çati.

 

Me veprimet tona të shpejta bëmë të mundur fillimisht izolimin e flakëve  dhe pastaj u futëm brenda sepsa na thanë që ndodhej një person brenda banesës. U futëm brenda dhe konstatuam se persona ka ndërruar jetë pasi është ndodhur në mes të vatrës së zjarrit. Ndoshta ka qenë moshë e madhe dhe nuk ka pasur mundësi të dilte nga banesa. Besoj se shkak do ketë qenë përdorimi i ndonjë ngrohësje” tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.