Kronikë

Akuzohet se ka p*rdhunuar prej 11 vitesh vajzën e partneres, arrestohet shqiptari. 25-vjeçarja rrëfen abuzimin nga njerku: Filmonte gjithçka dhe…

09:51 - 07.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi, pasi është denoncuar nga thjeshtra e tij 25-vjeçare, e cila ka rrëfyer se është përdhunuar për 11 vite nga ai.




Sipas mediave greke, shqiptari dyshohet se ka filmuar aktet e pahijshme me thjeshtrën e tij, ndërsa nëna e vajzës ka heshtur për rastin e rëndë.

25-vjeçarja ka dëshmuar se deri në moshën 18-vjeçare, njerku e ka rrahur dhe përdhunuar. Veç kësaj, viktima tregoi se makthi filloi në vitin 2013, kur ajo ishte 14 vjeç. Në fakt, vajza dëshmoi se sa herë që ai abuzonte seksualisht me të, ajo përdorte drogë.

Ndonjëherë ai i jepte vajzës para dhe dhurata që ajo të heshte, ndërsa në të njëjtën kohë kërcënonte se do t’i publikonte aktet e pahijshme në internet.

I arrestuari akuzohet për përdhunim dhe akte seksuale me të mitur, shkelje të legjislacionit për të dhënat personale, për armë dhe drogë.

Gjithashtu, është arrestuar edhe nëna e viktimës, po ashtu shqiptare, bashkëshortja e të pandehurit, dhe ndaj saj mësohet se është ngritur procedim për shkelje të legjislacionit për armët.

Pas kontrollit në pronë dhe në banesën e dy të arrestuarve u gjetën dhe u konfiskuan: 1505 gram kanabis, pistoletë, 4 thika, shuma prej 18 275 euro, 3 peshore precize dhe 3 celularë të cilat u sekuestruan në cilëninë e provës materiale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.