BLUETOOTH

Përplasja fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë jehonë në mediat botërore, “NYP”: Sherri, dy muaj pas divorcit! Ja çfarë pretendojnë palët

16:54 - 07.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sherri dhe përplasja fizike mes Princ Lekës dhe ish bashkëshortes së tij Elia Zaharia ka marrë vëmendjen edhe të mediave amerikane




“New york post” shkruan në një artikull se “Princi i kurorës Leka II i Shqipërisë ka pohuar se ai u sulmua ashpër nga ish gruaja e tij, Princesha Elia dhe babai i saj vetëm disa javë pasi njoftuan divorcin”.

 

Mbreti, i cili njoftoi se po ndahej nga gruaja e tij pas shtatë vitesh martesë në janar, po kërkon përfshirjen e policisë pas sulmit të dyshuar në familje.

Sipas pamjeve që qarkulluan në rrjetet sociale këtë javë, Leka, 41 vjeç, dyshohet se u përfshi në një përplasje fizike me Elia, 41 vjeç dhe babain e saj, Gjergj Zaharia, 73 vjeç.

Sherri i supozuar ndodhi vetëm dy muaj pasi çifti, që kanë vajzën 3-vjeçare, Princeshën Geraldine, njoftuan divorcin.

Që atëherë, Oborri Mbretëror shqiptar ka lëshuar një deklaratë zyrtare në përgjigje, duke pretenduar se Princi i Kurorës ishte “sulmuar fizikisht me objekte të forta”.

Në deklaratë thuhet se pas sulmit qëndronin ish-gruaja e tij dhe babai i saj.

Princesha Elia ka thyer heshtjen, duke dhënë versionin e saj: “Është një situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehesh në shtëpi dhe të gjesh Lekën duke u përpjekur të dhunojë babanë tim 73-vjeçar”, tha ajo për median lokale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.