BLUETOOTH

Sherri mes princ Lekës dhe Elia Zaharisë, ish-ministri i Mbrojtjes: Kam shërbyer për 5 vite në familjen mbretërore! Leka një djalë i edukuar dhe i mençur

12:50 - 07.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Mbrojtjes, Dritan Demiraj, ka reaguar pas publikimit të lajmeve të përplasjes fizike mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharia, ngjarje e ndodhur më 5 mars.




Ish-ministri shprehet se ka pasur privilegjin të punojë më shumë se 5 vite në familjen mbretërore, duke shtuar se ka drejtuar personalisht përgatitjen e tij në shumë disiplina.

“Princi me shume perkushtim stervitej çdo dite nga 5 ore per te kaluar me sukses nje nga Akademite Ushtarake me te mira dhe te veshtira ne bote ‘Royal Military Academy Sandhurst, te cilen na beri krenar pasi e perfundoi me shume sukses”, thekon ai.

“Me Princ Leken kam miqesi te ngushte  familjare per me shume 22 vite. Gjithashtu kam patur privilegjin qe te punoj ngushte me shume se 5 vjet ne familjen mbreterore.

Gjate ketyre viteve kam drejtuar personalisht pergatitjen e tij ne shume disiplina.  Per tre vite me radhe Princi me shume perkushtim stervitej çdo dite nga 5 ore per te kaluar me sukses nje nga Akademite Ushtarake me te mira dhe te veshtira ne bote ‘Royal Military Academy Sandhurst, te cilen na beri krenar pasi e perfundoi me shume sukses.

Tek Princ Leka krejt ndryshe nga shume te njohur te tjere kam pare nje djale super te edukuar dhe te mençur.

Nje prind te perkushtuar si askush tjeter, nje djale shume besnik dhe te perkushtuar ndaj familjes, shokeve dhe me dashuri te madhe ndaj Kombit Shqiptar”, shprehet ish-ministri i Mbrojtjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.