BLUETOOTH

“Mos besoni asgjë që…”- Sara Gjordeni zbulon gjendjen shëndetësore të nënës së Bardhit: Jam rrugës për Kumanovë…

22:14 - 11.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sara Gjordeni ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas pikëpyetjeve dhe dyshimeve që ajo ngriti për largimin e Bardhit nga shtëpia e Big Brother Vip. Nga ajo çfarë perceptohet deri më tani, duket sikur ka një “luftë” mes Sarës dhe Jetmir Agajt, i cili është dhe menaxheri i Bardhit. Në një lidhje telefonike në Big Brother Radio,




Sara Gjordeni ka folur për Top Albania Radio ku ka zbuluar se është nisur për Kumanovë për të takuar familjen e Bardhit. Gjithashtu ajo ju bën thirrje ndjekësve të saj që të mos i besojnë palëve të treta të cilat po marrin vëmendje nga kjo histori.

“Jam rrugës për Maqedoni, momentalisht jam në Kosovë por jam rrugës për në Kumanovë. Unë mendoj që për momentin duhet të fokusohemi vetëm tek gjërat pozitive dhe gjërat e mira që po vijnë, Shëndeti i nënës së Bardhit është ende pak delikat por në përgjithësi është mirë. Nëse diçka nuk del nga unë apo nga Bardhi, ju lutem mos i besoni palëve të treta dhe askujt sepse po përzihen në këtë histori shumë njerëz që nuk iu takon aspak si ish banorë, opinionistë, menaxherë etj. Mua më vjen shumë keq sepse unë po mbaj mbi kurriz, ofendime, fyerje dhe aludime. Ju lutem i them publikut mos besoni asgjë që nuk del nga goja ime dhe e Bardhit.”-u shpreh ajo  

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.