Kosova

“Njëri është serb ndërsa…”- Vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani, zbulohet kombësia e autorëve të dyshuar

08:54 - 12.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia gjermane ka arritur të identifikoj tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besar Nimanit, boksierit kosovar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani.




Sipas raportimeve, mësohet se tre personat e dyshuar janë njëri me shtetësi serb dhe dy kurdë.

Kështu ka konfirmuar për mediat në Kosovë vëllai i boksierit, Besar Nimani, duke shtuar se do të bëhen publik  edhe identitet e tyre.

“Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, -deklaroi ai.

Sipas informatave që policia ka treguar, dyshohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.