BLUETOOTH

“I kam akoma shenjat në trup”/ Nga vdekja e babait, deri tek dhuna e partnerit! Erjola Doçi flet për dramat e jetës së saj: Më është djegur i gjithë trupi

11:25 - 13.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Erjola Doçi ka rrëfyer mes lotësh traumat me të cilat është përballur në jetë dhe kalvarin e vuajtjeve që është përballur.




Moderatorja është shprehur se në moshën gati 4-vjeçare iu dogj i gjithë trupi dhe 97% mund të isha e vdekur.

“I vetmi gjak që mund të më shpëtonte ishte i babit. Ai më ka dhuruar një jetë të dytë”, rrëfeu Erjola Doçi në Big Brother Vip.

Por theksoi se kur i ati ndërroi jetë, ajo humbi forcën e saj më të madhe, duke shtuar: “Më ka marrë malli kur më thërriste Lolita e babit, më jepte siguri.”

Gjithashtu tregoi për marrëdhënien toksike me ish-partnerin e saj, i cili e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.

“Të gjitha ato shenja që unë po vizatoja në fytyrën time, ishin shenja që kanë ngelur në trup”, u shpreh moderatorja, duke shtuar se dhuna vinte si pasojë e xhelozisë së ish-partnerit për shkak të punës së saj në televizion.

Rrëfimi i Erjola Doçit:

Në moshën 3-4 vjeçare mu dogj gjithë trupi. 97% mund të isha e vdekur. I vetmi gjak që mund të më shpëtonte ishte i babit. Ai më ka dhuruar një jetë të dytë. I them faleminderit Zotit se ka njerëz që nuk arritur ti thonë baba dikujt. Më ka marrë malli kur më thërriste Lolita e babit, më jepte siguri.

Kur babai im ndërroi jetë, humba forcën time më të madhe. Nuk e prisja që një vajzë kaq e vogël do të kthehej në një grua. Për një familje me 4 vajza, jeta e mamit ka qenë me të zeza. Mërzitem që kam kaluar shumë pak kohë me nënën time.

Amaneti i fundit që babi la ka qenë atë gocë mos ma prekni me dorë. Kam qenë e lidhur.

Ka qenë një dashuri e pamundur reciproke, por aq toksike saqë theu shumë gjëra në jetën time. Kam përjetuar dhunë psikologjik, verbale dhe fizike.

Data 7 Mars ka qenë shumë e vështirë për mua sepse po përjetoja një pjesë të vështirë të jetës sime, të gjitha ato shenja që unë po vizatoja në fytyrën time, ishin shenja që kanë ngelur në trup.

Këto veprime vinin si pasojë e xhelozisë, e punës time në televizion. Kalova në ankth, depresion, vetja më dukej e shëmtuar dhe duhet të dilja të buzëqeshja para kamerave. Ka shumë femra që duken bukur por brenda janë të shkatërruara.

Kam dashur t’i bëj vetes keq, por më dilte fytyra e familjes time para, e babit, e mamit. E kam superuar, e mbylla këtë fazë.

Dua të kthehem edhe njëherë në Erjolën time si vajzë. Kam lejuar një njeri të shtypi dhe të ndrydhi ndjenjat e mia, por unë jetoj për ty mami. Të dua shumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.