BLUETOOTH

“Si e lë nëna vajzën 2-vjeçe dhe ikën në emigracion?”/ Sara Gjordeni shpërthen ndaj komentuesit: Ka bërë sakrifica për të më rritur mua! Është heroina ime

10:49 - 13.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-missi Sara Gjordeni pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” është shndërruar në një ndër personat më të komentuar në median rozë.




Se fundmi ajo ka reaguar ashpër ndaj një komenti që ka marrë në rrjetet sociale, ku ndjekësi tha se Sara është barktisur nga e ëma në moshën 2-vjeçare.

“Mendoj se karakteri i saj, qenia e saj, do të thotë tregon shumë për këtë vajzë. Si një nënë lë fëmijën dy vjeç, nuk e di do të thotë. Çfarë gjëje më keqe mund t’i ndodhë një fëmije të rritet jetim me nënë gjallë”– ka shkruar komentuesi.

Ndërsa ish-missi tregoi se ajo nuk është braktisur nga nëna e saj, teksa tha se e ëma është larguar në emigrim por gjithmonë është kujdesur për të financiarisht.

“E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë vjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiarisht për shumë e shumë vite. Kush është nga Kucova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroine. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze se u bë e lodhshme”– iu përgjigj Sara duke ua vënë kapakun njëherë e mirë këtyre aludimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.