Kronikë

Arrestimi i krahut të djathtë të Ballukut, gazetarja Lala zbardh detaje të reja: Si i investonte Evis Berberi paratë që merrte nga ryshfeti përmes shtetases…

15:14 - 14.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreut i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, i arrestuar me urdhër të SPAK, kishte marrëdhënie të ngushtë me dy biznesmenët prej vitit 2018.




Ishin pikërisht këto kontakte dhe transaksione të shumta që çuan në arrestimin e Berberit një ditë më parë, në banesën e të cilit u gjet edhe një shumë prej 40 milion lekësh.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në News 24, tha se Berberi është arrestuar në krye të detyrës dhe se vendimi për arrestin është firmosur më 7 mars.

“Ervis Berberi emërohet drejtor i Agjencisë së Eficencës së Energjisë dhe në vend që të deklaronte se kishte konflikt interesi me biznesmenin Valter Begaj, firmos tre tendera në favor të ish-ortakut të tij”, tha Lala duke theksuar se kompanitë ishin në fushën e energjisë.

“Valter Begaj nga ‘Net group’i kalonte para kompanisë ‘Daam.shpk’. Kompania kontrollohej jo në mënyrë direkte nga Berberi, e cila zotërohej në mënyrë të tërthortë përmes shtetases Brunilda B. Dhe shtetasit Ervis Lami. Këto para që i merrte përmes ryshfetit, i investonte në pasuri të paluajtshme. Pasuritë nuk i regjistronte në emrin e tij, por në emër të kompanisë dhe jo në emër të shtetasit Evis Berberi. Ndërkohë që ndodhnin këto, papritmas merr postin e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar”, tha midis të tjerash Lala.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.