BLUETOOTH

Futbollisti i Romës shpërndan videon intime të një punonjëse. Si e mashtroi ai duke i kërkuar telefonin për të bërë një telefonatë

16:38 - 14.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur te Roma, me një punonjëse e klubit që u pushua nga puna për shkak të një video intime që iu shpërnda nga një futbollist i të skuadrës së Primaverës.




Arsyeja e pushimit nga puna erdhi si pasojë e “papajtueshmërisë mjedisore”, teksa avokati i punonjëses do të ngrejë padi ndaj futbollistit.

Thuhet se ky i fundit i ka kërkuar telefonin punonjëses për të bërë një telefonatë me agjentin e tij dhe më pas ka hyrë në galerinë e saj dhe ka gjetur një video ku ajo ofendonte dhe më pas e ka shpërndarë dhe te shokët e tjerë të skuadrës.

“Një video është sjellë në vëmendje të Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Drejtimi i lartë ju portretizon në mënyrë të pagabueshme duke kryer akte seksuale. Fatkeqësisht, ne e kuptojmë se kjo video është parë nga një pjesë e madhe e stafit dhe lojtarëve të klubit. E gjithë kjo sjellë papajtueshmërinë e vazhdimit të marrëdhënies suaj të punës me mbarëvajtjen paqësore dhe të rregullt të veprimtarisë së shoqërisë”, ishte letra që klubi i dërgoi punonjëses.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.