Kronikë

Shijak/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në lumë, shoferi transportohet në spital

18:45 - 14.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shijak. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.




Për pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:50, në lagjen “Prizëreni”  Shijak, shtetasi  E. Sh, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Shtetasi E. Sh, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.