Kronikë

Vritet me thikë shqiptari në Londër, policia britanike publikon foton e autorit të dyshuar

15:19 - 14.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 27-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Londër, i identifikuar si Bajram Luli.




Sipas BBC,  riu u gjet i gjakosur brenda makinës dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë më vonë për shkak të plagës.

Sipas një dëshmitari që kishte parë ngjarjen, një person u fut brenda makinës së viktimës dhe u largua. Më pas nga mjeti doli edhe vetë Bajram Luli duke mbajtur me dorë plagën në zonën e barkut, raporton “Standard”.

Ky person i panjohur dyshohet se goditi me thikë shqiptarin, ndersa mgjarja është filmuar edhe nga një kamera e sigurisë në zonë.

Po ashti, policia britanike ka publikuar një foto të autorit të dyshuar pranë një stacioni metroje, të cilin kërkon ta marrë në pyetje.

Autori i dyshuar

“Kjo është një foto shumë e qartë dhe do të doja që kushdo që e njeh këtë person të kontaktojë menjëherë policinë”, tha kryeinspektori Jim Shirley.

Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar apo akuzuar zyrtarisht për vrasjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.