Kronikë

Altin Dumani bën deklaratën e fortë: Një prokurori i është kërcënuar familja

10:32 - 15.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se nuk e shqetëson kërcënimi nga politika, por ai nga krimi i organizuar.




Sipas Dumanit, familja e një prokurori është kërcënuar nga krimi i organizuar, ndërsa thekson se detyra e tyre është që të hetojnë dhe mos kthehen pas.

Ai shprehet se prokurorët janë të përgatitur për t’i përballuar të gjitha këto situata.

“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyrë”, ka thënë Dumani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.