Kronikë

Arrestimi për korrupsion i “krahut” të djathtë të Ballukut, pritet që t’i komunikohet masa e sigurisë Evis Berberit

10:38 - 15.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, i cili u arrestua mbrëmjen e së mërkurës (13 mars) për pastrim parash e korrupsion me tendera do të dalë para togave të zeza.




“Krahut” të djathtë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, do t’i komunikohet masa e sigurisë.

Gjithashtu do t’i komunikohet masa e sigurisë edhe dy biznesmenëve, Valter Begaj dhe Ervis Lami, të akuzuar po ashtu për korrupsion dhe pastrim parash.

Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i ministres Balluku, u vendos në pranga disa orë pasi kishte dalë nga ambientet e zyrës së tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar, në afërsi të banesës së tij.

Gjatë kontrollit që agjentët e BKH-së dhe SPAK kanë ushtruar në banesën e drejtorit të “rrugëve” është gjetur një shumë e konsiderueshme prej 40 milionë lekësh dhe piktura të shtrentja, të cilat sipas, Evis Berberi ka pretenduar se i ka pikturuar vetë dhe nuk janë blerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.