Kronikë

Detaje të tjera nga ekzekutimi i Gentian Bejtjës, në banesë e pranishme vetëm e ëma pasi familjarët e tjerë ndodhen…

17:56 - 15.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Atentatorët duket se e kanë ndjekur këmba këmbës Gentian Bejtjan dhe pas shumë përpjekjeve, sot kanë arritur ta eliminojnë atë.




Ai u vra në pjesën e brendshme të banesës së tij, ndërsa e pranishme ka qenë vetëm e ëma, pasi familjarët e tjerë i ka jashtë vendit.

Edhe vetë Bejtja kishte kërkuar më herët azil në Norvegji fillimisht dhe më pas në Suedi, por kërkesat e tij ishin refuzuar.

Vrasja e tij është kryer nga dy persona, të cilët mësohet se i kanë hyrë drejt e në shtëpi, dhe më pas e kanë vrarë me breshëri kallashnikovi.

Sipas gazetares Klodiana Lala, ai nuk kishte shkelur prej kohësh në banesën e tij në Larushk, që pas atentatit të korrikut të vitit të shkuar, ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino.

Prej atëherë, Bejtja nuk kishte takuar as fëmijët e tij të mitur, të cilët mbetën të plagosur nga ngjarja.

Që pas atentatit, policia ishte vënë në kërkim të Gentian Bejtjas për ta shoqëruar dhe marrë në pyetje. Ai dyshohej se fshihej në një bazë në Shëngjin.

Lidhur me ngjarjen ka regaur edhe policia, e cila raporton se “në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.”

Sakaq, mësohet se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.