Kronikë

Ekzekutohet me armë zjarri ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja! Autorët i hynë drejt e në banesë dhe…

17:30 - 15.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e banesë së tij, ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja.




Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se Bejtja dyshohet se është vrarë në banesën e tij në Fushë Kuqe të Krujës.

Vrasja e tij është kryer nga dy persona, të cilët mësohet se i kanë hyrë drejt e në shtëpi, dhe më pas e kanë vrarë me breshëri kallashnikovi.

Po ashtu, bëhet me dije se në  banesë ka qenë prezente edhe bashkëshortja Gentjan Bejtjas.

Ndër të tjera, raportohet se është gjetur një makinë e djegur pranë vendit ku dyshohet se është ekzekutuar Bejtja.

Lidhur me ngjarjen ka reagur edhe policia, e cila raporton se “në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.”

Sakaq, mësohet se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Bejtjas pak muaj më parë i bënë antenat në banesë, ku nga të shtënat me armëve u vra kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosen dy fëmijët e tij të mitur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.