Kronikë

Polici kapet bashkë me shqiptarin duke transportuar 100 kg drogë/ Gjatë ndjekjes, përplasen edhe tre makina

08:49 - 15.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një efektiv policie në Igumenicë është kapur duke transportuar rreth 100 kg kokainë me makinë zyrtare. Pasagjer në automjetin ku u kap droga ishte edhe një shtetas shqiptar.




Policia u vendos në ndjekje të makinës zyrtare pasi efektivi 41-vjeçar nuk u ndal për kontrollin e nevojshëm.

Gjatë ndjekjes policiore, efektivi humbi kontrollin e automjetin duke përplasur tre makina të parkuara.

Pas kontrollit brenda makinës së policisë u gjetën 19 pako kanabis të papërpunuar me peshë totale 102 kg e 670 gram. Pasagjer në automjet ishte edhe një 41-vjeçar shqiptar.

Në momentin e arrestimit, efektivi 41-vjeçari ishte në detyrë patrullimi së bashku me kolegun i tij, i cili gjithashtu u vendos në pranga.

Teksa efektivi po transportonte drogë, kolegu i tij 50-vjeçar, i cili normalisht duhet të ishte në krye të detyrës, ishte në një kafene në zonën Sayada të Thesprotisë.

Madje ai kishte lënë pistoletën e shërbimit në makinën me të cilën kolegu i tij po transportonte drogën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.