Kronikë

EMRI/ Donte të vriste nënë e bir duke i përplasur me automjet, arrestohet 38-vjeçari

11:54 - 16.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 38-vjeçar është kapur dhe është vënë në pranga nga policia në Vaun e Dejës, pasi për motive të dobëta  tentoi të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë  në korsinë e këmbësorëve.




I arrestuari është shtetasi Mersin Mlloja, ndërsa “blutë” kanë sekuestruar edhe automjetin që drejtonte 38-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur me datë 15.03.2024 në fshatin Bushat. Të lënduarit nënë e birë, kolegë të tij ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Tentoi të vriste 2 shtetas (nënë e bir), për motive të dobëta, duke i përplasur me automjet, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti që drejtonte 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Mersin Mlloja, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte shtetasi M. M. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.