Kronikë

Kamerat e sigurisë jashtë funksionit kur u ekzekutua ish-efektivi, dyshohet autorët shkëputën energjinë elektrike!

13:11 - 16.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kamerat e sigurisë kanë qenë jashtë funksionit në momentin kur u ekzekutua ish-efektivi Gentjan Bejtja pasditen e së premtes (15 mars) pranë oborrit të banesës.




Sipas gazetares Klodiana Lala, dyshohet autorët kanë hequr energjinë elektrike para të kryenin vrasjen, pasi zona në Laruksh ka qenë pa drita në momentin e atentatit.

Mësohet se ekzekutorët kanë ndjekur Genjtjan Bejtjan, i cili deri në orën 16.25 të pasdites së të premtes ka qenë tek banesa e prindërve, të cilët jetonin pranë tij dhe më pas është kthyer në vilën e tij.

Në këto momente, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tij dhe për të shpëtuar, Gentjan Bejtjaj ka vrapuar drejt serës, tek dera e së cilës mbeti i vdekur.

Pas ekzekutimit të ish-policit, atentatorët janë laguar drejt Thumanës me automjetin tip Land Rover që u gjet i djegur në fshatin Hasan të Fushë-Krujës, së bashku me armët e krimit brenda.

Sipas gazetares Klodiana Lala, i dyshuar për këtë ngjarje është edhe Elion Hato, ku policia zhvilloi një operacion për arrestimin e tij ndaj atentatit mafioz të Gentjan Bejtjas.

Gjetja e makinës së kushëririt të Ervis Martinajt:

Gjatë kontrolleve të uniformave blu për kapjen e mikut të Ervis Martinajt është gjetur një automjet i parkuar në Sauk, brenda së cilës kishte 2 armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), me krehra dhe sasi municioni luftarak, si dhe një bllokues valësh.

Automjeti u gjet në rrugën “Xhabrahimi”, Sauk i Vjetër në parkingun e një pallati. Makinë rezulton në pronësi të 28-vjeçarit Emiljano Nina, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim të IEVP 313, Tiranë, por dyshohet se përdorej nga 37-vjeçari Olsi Gjoshi.

Armët, municioni luftarak dhe bllokuesi i valëve të gjetur në mjetin e djalit të hallës së Ervis Martinajt janë në cilësinë e provës materiale.

Emiljano Nina u arrestua më 12 tetor 2023, pasi një aksidenti “të çmendur” tek diga e Liqenit Artificial të Tiranës.

Automjeti luksoz duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga “Rruga e Kosovarëve”  hyri mes për mes një rrugë automobilistike me trotuar, më pas është ngjitur më shumë se 15 m skarpate nga ana e pishinave, duke marrë para pemë e shtylla, për të përfunduar në pedonale mbi digën e liqenit, ku dhe muri i digës e ka ndaluar të përfundonte në liqen.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon operacioni mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Goditet, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSh, dhe Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), me krehra dhe sasi municioni luftarak, si dhe një bllokues valësh, që u gjetën në një automjet të parkuar, në Sauk.

Punohet për kapjen e një 37-vjeçari, i cili dyshohet se përdorte automjetin, si dhe u referuan materialet në Prokurori, për pronarin e tij.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, dhe Komisariati i Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat:

▪️Në rrugën “Xhabrahimi”, Sauk i Vjetër, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në parkingun e një pallati, automjetin në pronësi të shtetasit E. N., 28 vjeç, (aktualisht ndodhet në paraburgim të IEVP 313, Tiranë), i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi O. Gj., 37 vjeç.

Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), krehra dhe sasi municioni luftarak si dhe një bllokues valësh.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. N., dhe po punohet për kapjen e shtetasit O. Gj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.