Kronikë

“Tempulli 2”/ Posedonte fara dhe doza kanabisi të cilat i shiste në lagjet e qytetit, arrestohet 28-vjeçari

13:53 - 16.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Vlorës në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili posedonte fara dhe doza kanabisi me qëllim shitjen.




“Blutë” sekuestruan farat dhe dozat e kanabisit, si dhe një mjet prerës thikë, që iu gjetën gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Posedonte fara cannabisi dhe doza të kësaj lënde, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen farat dhe dozat e cannabisit, si dhe një mjet prerës thikë, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në lagjen “Kushtrimi”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje, fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe 1 mjet prerës thikë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e shiste atë në lagje të ndryshme të Vlorës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.