Kosova

U asfiksuan pas djegies së një kolltuku, humbin jetën tragjikisht burrë e grua

18:05 - 17.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës ka njoftuar se një çift bashkëshortësh janë gjetur pa shenja jete në Rehovec të Kosovës.




Autoritet dyshojnë se çifti ka humbur jetë si pasojë e një asfiksimi, pas djegies së një kolltuku në banesë.

Policia dyshon se zjarri ka nisur nga një shkëndijë në një prej prizave elektrike.

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave”.

Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike. Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes””, njofton Policia e Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.