BLUETOOTH

Fitoi për herë të tretë betejën me tumorin, aktorja Adriana Matoshi publikon foto krah fëmijëve të saj

13:05 - 19.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi është bashkuar me fëmijët e saj, pasi ia doli për herë të tretë të mposhtë tumorin.




Pasi konfirmoi se fitoi betejën për herë të tjerët duke thënë “po kthehem me fitoren e tretë”, deputetja e Kuvendit të Kosovës, postoi foton me katër fëmijët.

“Pasuria jem”, shkruan ajo krah fotos.

Kujtojmë se disa ditë më parë, në një reagim në rrjetet sociale u shpreh se nuk mund të mos e mbante premtimin e dhënë dhe bëri me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo e përshkroi si një ëndërr të keqe këtë periudhë që kaloi, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë dhe e kanë mbështetur.

Postimi i aktores:

Nuk mund të mos a mbaj premtimin. Po kthehna!

Me fitoren e tretë.

Prej ditës kur ju informova për sfidën tem të re, telefoni nuk u ndalë prej mesazheve e telefonatave.

Vazhdimisht jam prezente në klinika e spitale të ndryshme. Kur shkoj e takoj prindë të pashpresë për fëmijët e tyne, ju jap motiv e tentoj me i gjetë fjalët ma të duhuna që ia ngrohin zemrën një prindi në ato çaste.

Tash e di dhe vet sa peshë paska prezenca e fjalët e ngrohta.

Në situata të tilla jemi krejt të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre.

Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë.

U zgjova ma në fund edhe prej një andrre të keqe.

Kur e pashë interesimin e përkrahjen e të gjithëve ju, u binda që kam ma ia dalë prapë.

Uroj të jetë sfida e fundit në lidhje me shëndetin.

Falenderoj Zotin që pranoi lutjet tona, e më drejtoi si gjithmonë tek doktorë profesionistë të cilët ma shpëtojnë jetën qe disa herë.

Falenderoj mikeshën time Sellma Dubova, një feministe e punëtore e pashoqe për krejt ata që e njohin.

Falenderoj dr. Hetem Ramadanin për krejt këshillat qysh me e mbrojt shëndetin e me ngritë imunitetin me disiplinën ditore.

Falenderoj zemrën tem, shoqen tem që këto ditë ka qëndru afër meje.

Vali përjetësisht të jam mirënjohëse.

Rina Zeka për krejt ato mesazhe t’omla e motivuese, t’du yll.

Gjunjëzohem para dashnisë tuaj t’pastër.

Ashtu qysh premtova, unë po kthehna.

Shihemi së shpejti…

Ju dua!

Përballjet e aktores me sëmundjet

Adriana Matoshi iu nënshtrua më 1 dhjetor 2021 një operacioni për heqjen e tumorit në tru, që iu rikthye pas 9 vitesh.

Aktorja arriti që ta fitojë “betejën” me sëmundjen e rëndë dhe u rikthyer sërish në Kuvend.

Adriana Matoshit iu desh të përballej për herë të parë me sëmundjen kur ishte shtatzënë dhe priste të sillte në jetë një fëmijë.

Ndër të tjera Adriana ka treguar se angazhimet e tepërta, stresi i akumuluar, mbingarkesat e shumta, mund të kenë qenë shkaku kryesor për rikthimin e tumorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.