BLUETOOTH

“Juli më duket jashtë mode!”- Pas daljes nga shtëpia, Sara Karaj zbulon kë sheh fitues të “Big Brother VIP 3”

11:11 - 19.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sara Karaj ishte konkurrentja që u eleminua së fundmi nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pas një nominimi mes katër vajzash.




Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku ka folur rreth eksperiencës së saj në BBV, por edhe mbi konkurrenin që sheh fitues.

Sara është shprehur se çmimin e madh do dëshironte ta fitonte Romeo Veshaj ose  Egla Ceno, por shprehu më shumë mbështetje për këtë të fundit.

Më tej ish-banroja u ndal edhe tek Julian Deda, i cili po ashtu përfitet se mund të jetë fitues i BBV, duke u shprehur se i duket “jashtë mode”.

“Unë jam mes Eglës dhe Romeos, por dua ta fitojë Egla. Ndërsa Juli më duket që është ‘jashtë mode’”– u shpreh misi.

Përsa i përket mënyrës së si është pritur pas daljes nga shtëpia, Sara tregoi se ndihet shumë e lumtur sepse ka pasur shumë reagime pozitive.

“Po e përjetoj shumë mirë. Kam patur reagim pozitiv dhe jam e lumtur për këtë. Për momentin do jem në Shqipëri. Do merrem me disa bashkëpunime me disa emisione. Do jap intervista, nuk besoj që do filloja diçka vetë, por nëse ftohem në ndonjë projekt, sepse janë diskutuar disa…”- tha Sara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.