BLUETOOTH

Liam Osmani rikthehet në Big Brother: Unë jam i lirë. Në burg ka djem të pafajshëm si unë…

00:13 - 20.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Liam Osmani ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në spektakël nga ku dha lajmërimi se për të u hap një televotim për rikthimin e tij.

Liami u bë përsëri pjesë e formatit nga votat e publikut.

Biseda e shkurtër në studio:

Ledion Liço: Si ishte burgu?

Liami: Unë nuk ja sugjeroj dhe nuk ja dëshiroj asnjeriu. Në burgun e Rrogozhinës ka djem të pafajshëm si unë uroj një lirim të shpejtë.

Kujtojmë që Liam Osmani është ish-banori i “Big Brother” që u arrestua me shumë bujë brenda shtëpisë së BBV. Liam Osmani rezultonte i dënuar në vitin 2022, pasi në vitin 2019 përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani në vlerë rreth 6 mijë euro, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Ai hyri në territorin e Shqipërisë disa ditë përpara hyrjes në Big Brother dhe nuk u ndalua nga policia në Rinas. Liam Osmani deklaroi se ka qenë në dijeni të një denoncimi të bërë ndaj tij për mashtrim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.