BLUETOOTH

Pini duhan brenda në shtëpi? Ja si të pastroni shenjat e nikotinës nga muret dhe të largoni erën e cigares

11:19 - 22.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shenjat e nikotinës janë të verdha ose ngjyrë kafe, kanë erë të rëndë sidomos për ata të cilët nuk e konsumojnë gjithashtu nuk janë as të këndshme për tu parë në muret e shtëpisë.




Largimi i shenjave të nikotinës nuk është i lehtë. Ekzistojnë disa mënyra të efektshme, por nëse nuk keni sukses, atëherë e keni si opsion ngjyrosjen me ngjyrë mbrojtëse apo ngjyrën që dëshironi ta keni në mur.

Tentoni t’i pastroni muret me fosfat natriumi terciar (sapun, detergjent…), kështu që përziejeni me ujë dhe me sfungjer fërkojini muret.

Pastrojini muret me amoniak, por kini kujdes që të mos e thithni avullin derisa e bëni këtë. Amoniakun shfrytëzojeni në hapësira më të tejdukshme, përdorni dorëza mbrojtëse dhe syze. Përziejeni amoniakun dhe uthull si dhe shtoni disa pika detergjent të lëngshëm për larjen e enëve.

Shmangeni pastrimin e mureve me lecka dhe me peshqirë, sepse materialet e tilla vetëm do ta shpërndajnë edhe më shumë nikotinën në ngjyrën e murit. Shfrytëzoni vetëm sfungjer për pastrim.

Pastrojeni murin pjesë-pjesë dhe thajeni me sfungjer të pastër e të thatë. Kjo i pengon muret që të jenë të lagura dhe ndihmon në ruajtjen e ngjyrës ekzistuese në mur.

Vendoseni ngjyrën e parë mbrojtëse në mure, para se ta vendosni ngjyrën që e dëshironi, sepse në këtë mënyrë do të pengoni që shenjat e nikotinës të depërtojnë edhe në ngjyrën e re të murit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.