Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Karaj, ka rrëfyer më shumë rreth jetës së saj personale gjatë një interviste. Teksa po fliste për babain e vajzës së saj, modelja tregoi se ndarja erdhi pas lindjes së të voglës së tyre për shkak të keqkuptimeve në çift, pasi prespektivat që ata kishin për jetën ishin të ndryshme.
Megjithatë, Sara tha se ndarja ishte një vendim i përbashkët dhe ka një marrëdhënie të mirë me ish-partnerin.
Ishte dashuri me shikim të parë. Nuk kemi bërë dasmë. Kemi pasur bashkëjetesë dhe fejesë. Dasmë nuk bëmë, se ra COVID-i, lindi fëmija, pastaj ndarja dhe nuk bëmë, por nuk më ka ngelur merak që nuk e kam bërë. Kemi pasur disa keqkuptime në çift, janë gjëra që ndodhin pas lindjes së fëmijës. Ai kishte perspektiva të tjera dhe unë të tjera. Ka qenë një vendim i përbashkët”, u shpreh Sara Karaj në emisionin “Ftesë në 5”.