BLUETOOTH

Lëvizjet e bujshme në merkato/ Rodrigo i hap vendin Mbapesë, por duhen të paktën 85 milionë euro

21:35 - 23.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kilië Mbape pret që të zyrtarizojë transferimin e tij bombastik te Reali i Madridit për sezonin e ardhshëm, një investim kolosal ky nga ana e “Galaktikëve” që mund të prekë 700 milionë eurot për 5 vitet e ardhshme.




Dhe normalisht që me francezin në “Santiago Bernabeu”, hapësira në sulm do të mbyllet për disa lojtarë, si për Rodrigon për shembull, që vështirë se do të pranojë që të jetë “goma rezervë” e francezit. Kështu, vetë futbollisti mund të mendojë një largim dhe Reali i Madridit nuk do të ishte kundër, duke qenë se me shitjen e një talenti si braziliani mund të amortizonte edhe shpenzimet e çmendura për Mbapenë.

 Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që presidenti Florentino Perez do të zhvlerësojë Rodrigon, përkundrazi edhe pse për të janë në garë 4 klube angleze, Mançester Junajtid, Mançester Siti, Liverpul dhe Arsenal.

Reali do të ulet në tavolinën e bisedimeve vetëm me atë që janë gati të paguajnë të paktën 85 milionë euro, ndonëse objektivi është që Rodrigo të sjellë në klub të paktën shifrën e 100 milionëve, duke parë cilësitë e futbollistit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.