BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Meraku i Lulzim Bashës për flokët

20:28 - 24.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Basha thuajse nuk po mungon më në asnjë seancë plenare qe pas paktit mes PS dhe Rithemelimit. Gjithnjë në orar dhe gjithnjë i shoqëruar nga deputetët e tij, kreu i Partisë Demokratike bëhet pjesë e Parlamentit ku dhe shpesh mban dhe fjalime si në foltore, ashtu edhe në ambientet e jashtme.




Por kjo e enjte, ka qenë disi më ndryshe për Bashën. Pasi vendosi të zaptonte foltoren, kryeparlamentarja e përjashtoi nga Parlamenti, duke bërë që ai, së bashku me grupin e tij, të linte ambientet e Parlamentit.

Ndryshe nga sa e kemi parë të bëjë javët e fundit, Basha nxitoi hapat të largohej dhe nuk zgjodhi të mbante fjalën e tij me gazetarët. Ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht ky moment, ku Basha nxitoi të sistemonte flokët e tij.

Një kalim dore që e ka bërë disa herë, deri te makina e tij, duke u përpjekur t’i çojë flokët në formën e tyre. Natyrisht që duke e parë gjithnjë me flokë të rregullta, e mirëkuptojmë insistimin e tij për t’i sistemuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.