BLUETOOTH

VIDEO/ “Na solli grua tjetër kur mami ishte në koma”-Rike Roçi: Babi im ndërroi jetë në duart e mija…

13:52 - 24.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rike Roçi ka rrëfyer disa momente të vështira të jetës së saj. Në një bisedë më Roza Latin, Rike tregon se u prek shumë nga rrëfimi i Rozës pasi edhe historia e saj është e njëjtë. Rike rrëfen se babai i saj ka ndërruar jetë nga një problem në mushkëri dhe se nuk sillej mirë me ta.




Gjithashtu ajo i ka rrëfyer Rozës se ai  krijoi një lidhje dhe kur mamaja e tyre ishte në spital ja solli në shtëpi.

“Kur pas shumë vitesh ne u bashkuam ai kishte bërë një jetë të re në Itali po ne nuk e dinim ai kishte shumë vite vetëm. Prandaj u preka shumë dje se me erdhën në mend skenat.

Kishte një partnere tjetër nuk kishte bërë fëmijë por ajo na e ka nxirë jetë mua dhe mamit ishte shumë e keqe vinte te shkolla ime donte të na afronte mua dhe motrën pastaj kur mami bëri aksident përfundoj në koma babi i qëndroi  afër po pastaj e zëvendësoi mamin me ketë gruan na e solli në shtëpi mami ishte në spital.

Babi në Shqipëri humbi jetën nuk kam një fotografi ku jemi të gjithë bashkë nuk e kemi nuk dua ta gjykoj babin se edhe si është sjell me ne e kam pasur pik të dobët kur erdhi në Shqipëri u bë i sëmurë ka ndërruar jetë në krahët e mi.

E di Sanatoriumin e Tiranës përballë ka disa dhoma me qera që të shikoja nga dritarja e  reanimacionit se isha në merak se ishte me xhama dhe e shikonim sado keq u soll me ne prap  i  qëndruam afër.”-tha Rikja

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.