BLUETOOTH

Opinionistja e “Për’puthen” tregon lojtarin më të mire në “Big Brother”: E kupton dhe e luan shumë mirë lojën

17:48 - 25.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Neda Balluku ka komentuar lojën e banorëve të “Big Brother” ku ka treguar se cilin prej tyre sheh si më të fortin.




Kë sheh Neda si lojtarin më të fortë aty brenda?

Juli është lojtari më i fortë, e kupton dhe e luan shumë mirë lojën. E vlerësoj që ruan qetësinë, mundohet të jetë i qetë, korrekt dhe të mos e teprojë.

Kush largohet të martën nga shtëpia?

“Luhet mes Jetmirit dhe Ledjonës. Ilnisa rrezikon, por duke qenë se është i vetmi çift aty brenda, e bën më interesante gjënë. Publiku nuk e do jashtë, sepse dashuria duhet brenda. Avantazhi i Jetmirit është që ka pak djem në shtëpi. Disavantazhi i Ledjonës është që në këtë pikë të lojës duhet të dalë dikush që konsiderohet i fortë. Unë e kam xhan Ledjonën, e kam mbështetur gjithmonë, por e ka penalizuar fakti që janë bërë si motër e vëlla me Julin.

Nuk jam dakord me mënyrën se si u trajtua kjo pjesa. Nuk domethënë që fëmijët e tjerë që nuk janë të spektrit autik, lejohet të përmenden. Roza ka bërë një gjë të përsëritur, është marrë dhe me vajzën e Ledjonës, me faktin se a ka ardhur në jetë nga dashuria apo jo. Është marrë edhe me fëmijët e munguar të Eglës, ku e gjithë Shqipëria e dinte që Egla është beqare dhe nuk është nënë. Askush në këtë botë nuk ka të drejtë të përmend emrin e fëmijës së askujt, është niveli më i ulët”- tha Neda në “Live from Tirana”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.