Kronikë

Sherr mes gjashtë personave në Peqin, në pranga një 22-vjeçar, shpallen në kërkim 4 të tjerë! Detaje

10:17 - 01.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vendin e quajtur “Kalaja” në Peqin, një 27-vjeçar është kanosur dhe goditur fizikisht nga disa shtetas.




Policia ka arritur të identifikojë gjashtë shtetasit e përfshirë në konflikt, ndërsa ka arrestuar njërin prej tyre, në banesën e të cilit u gjet edhe një armë gjahu dhe minicion luftarak.

Po ashtu, autoritetet kanë proceduar penalisht edhe një 17-vjeçar të përfshirë në konflikt, për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë:

Peqin

U përfshinë në konflikt me një 27-vjeçar, për motive të dobëta, Policia identifikon 6 shtetasit.

Kapet dhe vihet në pranga njëri prej tyre, të cilit në banesë iu gjet 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Procedohet penalisht një 17-vjeçar i përfshirë në konflikt, për moskallëzim krimi.

Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt, njërit prej të cilëve, Policia i gjeti në banesë, fidanë të dyshuar narkotike cannabis, lëndë narkotike cannabis dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Kalaja”, Peqin, një 27-vjeçar ishte kanosur dhe goditur fizikisht nga disa shtetas, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në konflikt.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore dhe hetimore të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan dhe shërbimet e Forcës “Shqiponja”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 22 vjeç, banues në Peqin. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak për të.

Në vijim të veprimve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Peqin, i dyshuar i përfshirë në konflikt, si dhe për moskallëzim krimi.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: R. B., 22 vjeç, E. L., 29 vjeç, S. H., 19 vjeç dhe A. M., 21 vjeç, të katërt banues në Peqin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjerin, pasditen e djeshme, në vendin e quajtur “Kalaja”, Peqin, kanë kanosur dhe goditur fizikisht shtetasin S. K., 27 vjeç, banues në Peqin.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., 22 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi 96 kubikë me fidanë të dyshuar narkotike cannabis, lëndë narkotike cannabis dhe municion luftarak.

Vijon puna për kapjen e shtetasve R. B., E. L., S. H. dhe A. M..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.