Kryesore

Ushqyesit më të nevojshëm gjatë muajit të Ramazanit, ja çfarë duhet të konsumojnë agjëruesit

09:18 - 01.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Muaji i shenjtë i Ramazanit i ka gjetur miliona besimtarë në mbarë globin të mbyllur në shtëpitë e tyre. Në këtë kohë, ekspertët thonë se njerëzit që agjërojnë duhet të mbajnë në konsideratë disa aspekte të rëndësishme.




Në një shkrim për Ramazanin ekspertja Jenna Maçhiochi nga Universiteti i Susseks,  tha për BBC, se organizmi ka nevojë për shumë energji që të luftojë infeksionet.

Për rrjedhojë, periudhat e gjata të frenimit nga ngrënia dhe pirja mund të dobësojnë sistemin imunitar. Kjo është arsyeja përse gjatë orëve që feja lejon ushqimin dhe pijet, çdo person që agjëron duhet të tregojë kujdes për ushqyesit që merr.

Ekspertët thonë se njerëzit që agjërojnë duhet të sigurohen që të marrin sa më shumë:

  • Ushqyes makro që janë karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat.
  • Ushqyesit mikro siç janë vitamina C dhe hekuri.

Mënyra më e mirë për të marrë këta ushqyes është konsumi i ushqimeve të larmishme siç janë perimet, frutat, legumet, zarzavatet, drithërat dhe barishtet.

Gjatë agjërimit rreziku i dehidratimit është shumë i pranishëm, ndaj në oraret e lejuara, besimtarët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj pirjes së ujit dhe konsumit të perimeve dhe frutave me përmbajtje të lartë uji.

Besimtarët duhet të jenë gjithashtu të vëmendshëm dhe të kujdesshëm ndaj gjumit, stresit dhe aktivitetit fizik. Gjumi i mirë, ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë të domosdoshëm për të mbajtur në formë sistemin imunitar.

Për më tepër, besimtarët që agjërojnë duhet të mbrojnë shëndetin duke mos u ekspozuar ndaj virusit dhe duke larë duart sa më shpesh. Njerëzit që janë të sëmurë,  duhet të mos agjërojnë.

Agjërimi besohet të mos jetë i këshillueshëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike, përfshirë këtu diabetin. Sidoqoftë, vendimarrja është e gjitha në dorë të njeriut.

Diabetikët që vendosin të agjërojnë duhet të tregojnë kujdes me ushqimet. Ata duhet të konsumojnë ushqime që çlirojnë ushqyesit dhe energjinë në mënyrë të ngadaltë. Për më tepër ata duhet të masin nivelet e sheqerit në gjak më shpesh se zakonisht./AgroWeb.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.